Shemsedin Dreshaj: Është fatkeqësi që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore

Shemsedin Dreshaj: Është fatkeqësi që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore

Infektologu dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës Dr.Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se është fatkeqësi që jeta njerëzore po trajtohet vetëm si shifër në statistikat ditore të infeksioneve me Covid19. Ai ka shkruar se shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre.  “Është fatkeqësi e madhe që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore të të infektuarve. Jeta është e shenjtë dhe është obligim shtetëror që ajo të mbrohet. Vet shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre.”, ka shkruar ai. Deputeti Shemsedin Dreshaj krahas shkrimit, ka ndarë fotografi, me stafin e Klinikës Infektive në Prishtinë, ku edhe u ankua për kushtet e rënda në të cilat punojnë mjekët dhe stafi teknik.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …