Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpërndarë sot maska për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpërndarë sot maska për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin

Vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19 obligojnë edhe bartjen e maskave në ambientet e mbyllura, në mjetet e transportit publik dhe të udhëtarëve. Në të vërtetë, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm; Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se 4 persona; Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve. Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së sotme ka shpërndarë maska për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin. Disa pjesëtarë të saj janë parë sot edhe në Fushë Kosovë ku kanë pajisur qytetarët me maska anti-COVID.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …