Sazan Ibrahimi

Ibrahimi: Të gjithë të punësuarit në sektorin publik duhet që ta marrin vaksinën anti-Covid para datës 13 shtator

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahim ka deklaruar se të gjithë të punësuarit në sektorin publik, do të vaksinohen. Ai ka dekrluar për “Ekonomia Online” se gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia janë marrë vesh që komunat të respektojnë të gjitha masat e parapara nga kjo ministri, e këtu edhe procesin e vaksinimit si dëshmi për të hyrë në punë. “Në takimin që këshilli i kryetarëve ka pasur me ministrin Vitia janë dakorduar që të gjitha masat e marra do të zbatohen edhe në nivelin lokal. Këto zotime nuk janë vetëm këtë herë, por të shumtën e rasteve që janë zbatuar në plotni nga komunat e Kosovës, e edhe këtë herë të gjitha komunat janë të gatshme t’i zbatojnë masat e reja të cilat janë të miratuara nga Qeveria” ka theksuar mes tjerash kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahim.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …