Jens Stoltenberg

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kritikuar propozimet e BE-së për krijimin e një force ushtarake evropiane

Sekretari i NATO-s ka kritikuar propozimet e BE-së për krijimin e një force ushtarake evropiane. Kriza në Afganistan ka ringjallur thirrjet e disa zyrtarëve në Bruksel që blloku të krijojë forcën e vet të reagimit të shpejtë. Por, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, tha se një veprim i tillë do të dobësonte aftësinë e përbashkët për të punuar së bashku. Stoltenberg paralajmëroi se krijimi i Forcës së BE-së mund të dëmtojë lidhjet me SHBA-në, raporton DailyMail. Sekretari tha se përpjekjet e shtuara evropiane nuk mund të zëvendësojnë kurrë NATO-n dhe se duhet të sigurohen që Evropa dhe Amerika e Veriut të bashkohen. Ai paralajmëroi se dobësimi i lidhjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës jo vetëm që do të dobësojë NATO-n, por do të përçajë Evropën. Raportohet se një forcë e tillë mund të ketë deri në 20 mijë trupa të cilët do të ishin në gjendje të vndoseshin kudo në botë në një moment. Propozimet formale mund të paraqiten në Bruksel para fundit të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …