Albin Kurti: Këto tri javët e fundit ishin të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucioneve e vendit

Albin Kurti: Këto tri javët e fundit ishin të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucionet

>Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën nga Covid 19, ka thënë se tri javët e fundit kanë qenë më të rëndat për popullin e Kosovës dhe më të vështirët për institucionet e vendit. “Shpreh ngushëllime familjareve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid 19. Këto tri javët e fundit janë më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucioneve e vendit. I shpreh mirënjohje për secilin staf shëndetësor për angazhimin”, tha ai. Para mbledhjes së sotme qeveritare, kreu qeveritar i bëri thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid 19. “I bëj thirrje secilit qytetarë të Kosovës të vaksinohet sepse kjo është arma për parandalimin e Covid 19”, shtoi Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …