Albert Krasniqi i KDI-së

Albert Krasniqi: Sa herë që Lëvizja Vetëvendosje kërkon përmbushje të ambicieve për pushtet, prodhon nga një krizë

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se sa herë që Lëvizja Vetëvendosje tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet, prodhon nga një krizë. LVV-ja provokoi me mocionin e mosbesimit pasi sipas tij, reciprociteti sa ishte i rëndësishëm për ta, sot është harruar. “Kështu ishte me provokimin e mocionit të mosbesimit. Reciprociteti aq i rëndësishëm atëherë – sot u harrua; pasi ishte vetëm pjesë e skenarit ‘Rënia e nevojshme për ngritjen e domosdoshme’”, tha ai. Krasniqi përmendi edhe insistimin e LVV-së për certifikimin e kandidatëve të dënuar për vepra penale. “Kështu ishte me insistimin për certifikimin e kandidatëve të dënuar për vepra penale. Ndonëse vet kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që personave të tillë t’u mohohet kandidimit. Qëllimi ishte të paraqitej si viktimë e pushtetit për të mobilizuar votuesit!”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …