Kryetari, Thaçi, priti në takim ambasadorin e Suedisë në IRJM, jorezident për Kosovën, Mats Steffansson

Kryetari, Thaçi, priti në takim ambasadorin e Suedisë në IRJM, jorezident për Kosovën, Mats Steffansson

Temë qendrore e takimit të kryetarit, Hashim Thaçi me ambasadorin e Suedisë në IRJM, jorezident për Kosovën, Mats Steffansson, ishte situata politike në vend dhe procesi i liberalizimit të vizave. Kryetari, Hashim Thaçi deklaroi se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka ndikuar pozitivisht në dialogun politik brenda Kosovës, pasi që partitë e tërë spektrit politik janë ulur të bisedojnë për zbatimin e MSA-së. Tani ne jemi në pritje të rekomandimit për liberalizimin e vizave duke shtuar se prioritetet e presidencës janë sundimi i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit. Nga ana tjetër, ambasadori suedez, Mats Steffansson, përgëzoi kryetarin, Hashim Thaçi që Kosova ka tejkaluar tensionet politike dhe shtoi se tani vëmendja duhet të kthehet te fuqizimi i institucioneve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …