Krahas regjistrimeve në universitet, edhe në Fakultetin e Mbrojtjes e Sigurisë është duke vazhduar përgatitja për vitin e ri akademik

Krahas regjistrimeve në universitet, edhe në Fakultetin e Mbrojtjes e Sigurisë është duke vazhduar përgatitja për vitin e ri akademik

Paralelisht me regjistrimet në fakultetet e  universitet e vendit, edhe në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë  është duke vazhduar edhe përgatitja për vitin e ri akademik. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nevojë për oficerë tokësorë e detarë, e mbi këtë nevojë janë përcaktuar kuotat e lira. Faza e parë e regjistrimeve është përmbyllur më 15 shtator, për t’i lënë vend fazës së dytë më 19 shtator. Këtë vit akademik, Fakulteti i Mbrojtjes do të përgatisë oficerë edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës. Studentët që presin të nisin vitin e dytë rrëfejnë dëshirën që patën për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Paralelisht me përgatitjet për universitet, Qendra Personel e Rekrutimit, ka përzgjedhur grupin e aplikuesve për ushtarë. Pas një trajnimi 3-mujor në bazën Bonavi në Vlorë, ata shpërndahen në bazat e tjera të shërbimit të Forcave të Armatosura.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …