Ilir Murtezaj: Çdo kufizim në zhvillim të aktivitetit ekonomik ndikon në ulje të qarkullimit për bizneset

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka thënë se çdo kufizim në zhvillim të aktivitetit ekonomik ndikon në ulje të qarkullimit për bizneset, gjë që ulja e qarkullimit me automatizëm ndikon në rënie të të hyrave tatimore. Masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, që janë marrë nga Qeveria prej 30 gushtit e të cilat janë në fuqi deri më 26 shtator, pritet të ndikojnë në rënien e qarkullimit të bizneseve dhe në uljen e të hyrave buxhetore.

 “Në këtë drejtim, ende nuk i kemi indikacionet e para se sa do të kenë efekt, mirëpo vet fakti që gastronomia, por edhe të gjitha bizneset tjera lejohen që të zhvillojnë aktivitetin e tyre vetëm deri në orën 21:30, kjo me automatizëm do të prodhojë një reduktim të qarkullimit, njëkohësisht edhe për të hyrat tatimore”, thekson Murtezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …