Fazli Hoxha

Fazli Hoxha: Gjakova ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme, në shërbim të qytetarëve dhe jo të grupeve të interesit

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Gjakovës, Fazli Hoxha, ka thënë se Nisma me partnerët e saj; Partia Liberale Egjiptiane dhe Balli Kombëtar po hyjnë si koalicion fitues për të qeverisur me Gjakovën pas 17 tetorit. “Ne, si koalicion fitues, kemi program konkret për zhvillimin e Gjakovës në të gjithë sektorët: në ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë dhe sport. Ky program është përgatitur në bashkëpunim me qytetarët, duke marrë për bazë sugjerimet e tyre, dhe me ekspertë që njohin këto fusha.

Mesazhi i Fazli Hoxhës:

Sot hapëm fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në këto zgjedhje, Nisma Socialdemokrate në Gjakovë, Partia Liberale Egjiptiane dhe Balli Kombëtar po hyjnë si koalicion fitues për të qeverisur me Gjakovën pas 17 tetorit.  Gjakova ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të grupeve të interesit.

Qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë.

Ne, si koalicion fitues, kemi program konkret për zhvillimin e Gjakovës në të gjithë sektorët: në ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë dhe sport. Ky program është përgatitur në bashkëpunim me qytetarët, duke marrë për bazë sugjerimet e tyre, dhe me ekspertë që njohin këto fusha.

Më 17 tetor kërkoj votën e qytetarëve të Gjakovës për mua kryetar dhe për kandidatët për asamble.

Më 17 tetor, votoni Nismën Socialdemokrate me numër 119 #PërGjakovën!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …