Kuvendi i Kosovës

Nesër fillon sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës

Nesër, më 20 shtator, fillon sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës. Është paraparë që gjatë këtij sesioni të procedohen 24 Projektligje nga sesioni i kaluar, si dhe 193 të tjera, që janë në agjendën legjislative vjeshtore. Njohës të punës së Kuvendit nga shoqëria civile kanë thënë se për shkak të punës së shkurtër të Kuvendit të Kosovës, ata do të duhej të vendosnin prioritete. Vëzhgues të punës së legjislativit kanë thënë gjithashtu se duhet të merren masa ndaj të gjithë atyre deputetëve që mungojnë në seanca të Kuvendit pa arsye. Deputetët e tillë duhet të sanksionohen me paga. Zëra nga shoqëria civile që përcjellin punën e Kuvendit kanë thënë gjithashtu se jo vetëm që duhet të ketë sanksione për deputetët që mungojnë, por duhet që edhe mënyra që ajo kompensohen dhe si e shohin rolin e tyre brenda Kuvendit të ndërroj rrënjësisht, është cituar të ketë thënë Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol. Ai ka theksuar më tutje se një pagë e vetme e një deputeti duhet të mjaftoj që ata të shkojnë e ta përfundojnë punën e tyre për të cilën kërkojnë votën e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …