SHSKUK njofton se për momentin janë duke u trajtuar 598 pacient prej të cilëve 48 janë në gjendje të rëndë

Nga të dhënat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) mësohet se ka një rënie të numrit të pacientëve të infektuar nga virusi korona. Për momentin, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë. Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv ndërsa  479 pacientë janë në oksigjenoterapi. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 12 mijë raste me koronavirus. Prej paraqitjes së rasteve të para të pandemisë në vendin tonë më 2020, e deri më tani, në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 878 persona nga ky virus. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se sa i përket vaksinimit, deri më tani, me të dyja vaksinat janë vaksinuar 418 mijë e 421 qytetarë të Kosovës ndërsa numri i qytetarëve që kanë marr vetëm njërën vaksinë është shumë më i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …