Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu: Kurti dhe Bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë për arkivat inekzistente të UÇK-së. 

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, Besnik bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë për arkivat inekzistente të UÇK-së. “Është absurditet kjo mënyrë e çasjes së qeverisë Kurti, por edhe vetë Besnik Bislimit në Bruksel, Kurti dhe Bislimi kanë pranur lojen e Serbisë, për arkivat inekzistente të UÇK-së, sepse nuk ka një arkivë të posaçme përveç raportimeve në media, por para se të kërkohen këto nga ne duhet të jap detaje Serbia për vendodhjen e të gjithë atyre që i ka vra dhe zhdukë pas vrasjes Haxhiu theksoi se Serbia ka bërë një përpjekje të vazhdueshme për të barazuar viktimën me kriminelin.“Eshtë një përpjekje e vazhdueshme e Serbisë që të barazojë viktimën me kriminalin dhe këtu viktima dihet që është populli shqiptar dhe kriminelet janë policia dhe ushtria serbe ata që kanë bërë masakra këtu. Unë befasohem se si Albin Kurti e pranon një lojë të tillë, unë mendoj se këtë e bën qëllimisht dhe kur të realizohet e të krahasohen deklarimet e tij të më hershme kundër UÇK-së del që një lojë e tillë nuk është e rastësishme”, ka deklaruar mes tjerash deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …