Brickos

BQK

BQK: Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, kanë shpenzuar mbi 630 milionë euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, kanë shpenzuar mbi 630 milionë euro. Ai ka shtuar më tutje se remitencat nga bashkatdhetarët kanë shënuar rritje 24 për qind, derisa shpenzimet e tyre deri në korrik ishin 140 për qind më shumë se vitin paraprak. Ndprsa duke folur për pasojat e pandemisë, gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka thënë se “masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID-19 sikurse në gjithë botën, ashtu edhe në Kosovë ndikuan ose ndikuan dukshëm në aktivitetin ekonomik në Kosovë, kështu që viti 2020 në terma real, sipas të dhënave që i kemi, kemi një rënie ekonomike 3 përqind. Mirëpo, relaksimi i masave që ndodhen gjatë vitit 2021, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet nga vijnë diaspora, bëri që të kemi një rritje të ndejshme ekonomike në vend. Dhe parashikimet tona janë që rritja ekonomike në Kosovë do të jetë 6.6 për qind, edhe pse është subjekt i rishikimit, duke pasur parasysh, deri në fund të vitit se si rrjedh çështja që ka të bëjë me pandeminë, duke pasur parasysh që burim i krizës në Kosovë dhe në nivel botëror është pandemia dhe jo faktor të tjerë ekonomik”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …