leoni

Rrahman Jashari

Jashari: Deri më tani janë vaksinuar 90 për qind e mësimdhënësve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari ka deklaruar se nga raportimit e degëve të kësaj sindikate në terren, mësohet se deri më tani janë vaksinuar rreth 90 për qind e mësimdhënësve. Ai ka thënë se sindikata që drejton, është për mos shtyrje të mësimit më tutje pasi një gjë e tillë do të paraqiste probleme për zëvendësimin e orëve. “Ne kemi kërkuara nga MASHTI që të krijohen kushtet që nëse duhet të nisim me mësimin nga larg, mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nga atje të kyçën përmes platformës gjegjëse sepse kështu drejtori i shkollës dhe përgjegjësit tjerë do ta kenë shumë më lehtë për të përcjellë rrjedhën e mësimit dhe për t’u bindur se gjithë mësimdhënësit janë të kyçur në procesin mësimor nga larg”, ka deklaruar kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …