Brickos

Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e komunës së Junikut që me 17 tetor të rivotojnë Aleancën, e kryetarin, Agron Kuçi

Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e komunës së Junikut që me 17 tetor të rivotojnë Aleancën, e kryetarin, Agron Kuçi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video mesazhi të shpërndarë në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Junikut. Ai  ka ftuar qytetarët e komunës së Junikut që me 17 tetor të votojnë Aleancën, kryetarin e sukseseve Agron Kuçi. Të dashur junikas të Junikut të historisë, traditës, nderit, vlerave dhe të intelektualëve, sportistëve të dallur. Gjithë jemi krenarë me Junikun tonë, me komunën tonë të re por që po rritet shpejtë. Po ju drejtohem  prej Junikut që me 17 tetor të bashkoheni me Aleancën, me numrin 121, me kryetarin tonë të sukseseve, Agron Kuçi, me asambleistët tonë që ti vazhdojmë sukseset dhe rritën e zhvillimin e Junikut tonë”, ka thënë Haradinaj. Ai po ashtu ka bërë thirrje edhe për junikasit që jetojnë në diasporë, duke thënë se e di që ata janë krenarë me komunën e tyre Junikun, fal punëve që të suksesshme të kryetarit Kuçi me bashkëpunëtorë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …