Nga 27 shtatori në Kosovë do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër virusit korona

Nga 27 shtatori në Kosovë do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër virusit korona

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia një ditë më parë bëri të ditur se nga e hëna, më 27 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19. Vitia tha se masat pritet të miratohen të premten në mbledhjen e Qeverisë. “IKSHPK konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti Delta është dominues në qarkullim në Kosovë. IKSHPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, deklaroi ministri. Megjithatë, Vitia tha se duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar, atëherë një pjesë e masave do të lehtësohen.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …