leoni

Lumir Abdixhiku: Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë e kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor

Lumir Abdixhiku: Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë e kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, të cilën e quan qeveri praktikantësh. “Të tillë, janë. Po mësohen, po mësohen në shtet”, thotë Abdixhiku. “Një pjesë e madhe e tyre edhe s’kanë pasur përvojë, s’kanë menaxhuar asnjëherë, s’kanë pasur punë asnjëherë, nuk e dinë ndjenjën e uljes pas tavolinës së punës. Te tjerët janë duke u mësuar me shtet”, shtoi ai. “Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë, kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor. Kur kemi vdekje më së shumti për kokë banori në botë”,thekson Abdixhiku. “Në kohën kur të kanë vdekur 30 njerëz në ditë e ke zgjatur orarin e diskotekave, në kohën kur ka kaluar një muaj pa marrë asnjë masë tregon se s’ke lidhje se si bëhet menaxhimi i pandemisë. Gjëja e parë është të marrësh përgjegjësi, jo të lavdërohesh”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …