Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ai ka shkruar se tani është jetike që Prishtina e Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. “Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …