Ushtarët e KFOR-it kanë vendosen në zonën neutrale në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë

Ushtarët e KFOR-it vendosen në zonën neutrale në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë

Njësitë e Misionit Paqeruajtës, KFOR kanë arritur në zonën neutrale në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë, ku gjithashtu po qëndron edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Në disa fotografi të publikuara së fundi shihen ushtarët amerikanë, polakë dhe kanadezë duke patrulluar. Ndryshe më parë është raportuar për një ndërhyrje e mundshme e KFOR-it në veri pas situatës së krijuar së fundi në veriun e vendit. Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se nuk posedon informacione për një gjë të tillë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …