leoni

Edi Rama: Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë, tarifa në Rrugën e Kombit nuk mund të hiqet

Edi Rama: Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë, tarifa në Rrugën e Kombit nuk mund të hiqet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka komentuar të pakuptimtë teorinë se trau i Rrugës së Kombit ka ndarë Kosovën dhe Shqipërinë. Ai theksoi se është një tarifë shërbimi që vendoset në cdo shtet, madje edhe mes dy qyteteve, duke theksuar se ajo nuk do të hiqet. “Tarifa Rrugës së Kombit nuk mund të hiqet, është një tarifë shërbimi dhe një tarifë vendet i kanë brenda për brenda tyre. Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë. Patriotët që e konsiderojnë hapësirën e një kombi i duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin. Qofshin patriotët shqiptarë apo shqiptarët e Kosovës. Ka siguruar transformim për sigurinë, nuk negociohet. Nuk ka lidhje me kombin por shërbimin brenda një hapësire. Rruga e Kombit që lidh të njëjtën hapësirë dhe brenda së njëjtës hapësire të gjithë paguajnë”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …