Karl Nehammer: Të veprohet më vigjilencë, Policia e Kosovës po vepron me kujdes edhe pse nuk e ka detyrën e lehtë

Karl Nehammer: Të veprohet më vigjilencë, Policia e Kosovës po vepron me kujdes edhe pse nuk e ka detyrën e lehtë

Ministrin i Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer, ka folur për gjendjen në veri pas takimit me homologun kosovar Xhelal Sveçla. Ai ka bërë thirrje për vigjilencë, duke shtuar institucionet kosovare po veprojnë në mënyrë të kujdesshme e pozitive në këtë situatë. “Operacioni politik bëhet në vigjilencë të shtruar dhe kam lutur që të vazhdohet në këtë mënyrë pasi detyra e policëve është e vështirë. Ne po krijojmë qartësi për të ardhmen e Kosovës dhe për këtë projekt nevojiten partnerë mirëpo në njërën anë është duke u zbatuar aksioni në mënyrë pozitive, ndërsa ku po zhvillohen protesta. Pala kosovare po vepron me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë, prandaj mendoj unë që ajo që po bëhet tani është rruga e saktë dhe jo e shpejtë”, ka theksuar ai. Nehammer tha se Kosova është partner konstruktiv i Austrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …