leoni

Albana Bytyqi - Vetëvendosjes: E lëshuat bajrakun, me ju 10 vjet mbrapa krejt dhe drejt, më as parti politike vendimmarrëse nuk jeni

Albana Bytyqi – LV-së: E lëshuat bajrakun, me ju 10 vjet mbrapa krejt dhe drejt, më as parti politike vendimmarrëse nuk jeni

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka kritikuar Qeverinë Kurti. Madje deputetja tha se Vetëvendosja lirshëm nga sot mund të ndërrojë emrin në “Vet për Vota”, e jo Vetëvendosje. Sipas saj me Qeverinë Kurti jemi 10 vjet mbrapa. Deputetja e AAK-së shtoi se sot forcat e sigurisë, djemtë tanë në veri barazohen me grupe kriminale serbe. “Kush e lëshoj bajrakun… VV nga sot le që më nuk është lëvizje qytetare ajo nuk është më as parti politike vendimmarrëse. Ajo lirisht nga sot le të ndërron emrin në “Vet per Vota” e jo Vetvendosje. Marre kujt ju dha besimi per me qeverisë me vendin njerëz veq për fjalë e premtime, amatera në çdo vendim. Sot, forcat tona të sigurisë, djemt tanë në Veri barazohen me grupe kriminele Serbe. Vendime që duhet të brengosin çdo shqipfolës. Me mashtrime morët pushtetin, por me mbajt me mashtrime zor është. Me ju 10 vjet mbrapa krejt dhe drejt”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …