Instituti Ed Guard lanson studimet gjurmuese, projekt ky i mbështetur nga BE për Aftësimin Profesional

Instituti Ed Guard lanson studimet gjurmuese, projekt ky i mbështetur nga BE për Aftësimin Profesional

Instituti Ed Guard sot ka bërë lansimin e studimeve gjurmuese, projekt ky i mbështetur nga Bashkimi Evropian për Aftësimin Profesional, rikualifikimin profesional dhe punësimin. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , Arbërie Nagavci tha se akoma ekziston një hendek madh në punësim e të rinjve pas shkollimit. “Akoma ekziston një hendek i madh nëpër shkolla dhe rrugëtimi i të rinjve pas shkollimit në punësim mbetet akoma për tu dëshiruar”. “Këta të rinjtë nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesat e tyre dhe që kanë munguar shpeshherë”. “Me këto informata aftësimi profesional nëpër shkolla të jetë me produktiv. Përkushtimi jonë është që të japim të dhëna empirike dhe të përditësojmë kurrikulat”, tha Nagavci. Drejtorit i Institutit EdGUARD, Rinor Qehaja, tha këto studime paraqesin të dhëna që do tu shërbejnë institucioneve në të ardhmen. “Studimet gjurmuese paraqesin një situatë jetike, dhe që në të ardhmen do shërbej për institucionet tona për programe të shkollave”, tha Qehaja.

Kontrolloni gjithashtu

Më 31 maj 2002 në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit shfaqet filmi kushtuar Dëshmorit të Kombit Selver Maqkaj

Më 31 maj 2002,  duke filluar në orën 18 00 në ambientet e amfiteatrit të …