Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza është optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Bedri Hamza është shprehur optimist se do ta fitojë garën për kryetar të kësaj komune pa balotazh. “Në bazë të atmosferës që e vërejë në qytet, punës që po bëhet, komunikimi me njerëz vërehet që është një atmosferë pozitive dhe unë jam optimist racional që gara do të mbyllet pa balotazh dhe unë të jem fitues”, ka thënë Hamza. Ai ka thënë se kandidaturën ua ka pasur borxh qytetarëve të Mitrovicës. “Ua kam pasur borxh qytetarëve të Mitrovicës që t;ua paraqes ofertën time, një ofertë serioze, racionale e të matshme. Kam pasur përkrahje të vazhdueshme nga ta dhe ka qenë një pritje nga qytetarët e Mitrovicës që unë të jem kandidat për kryetar komune dhe natyrisht me një vendim racional kam paraqitur kandidaturën time”, shtoi Hamza. Ai ka thënë se i respekton dhe vlerëson njerëzit e Mitrovicës.

 

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …