Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka vazhduar fushatën në fshatrat e kësaj ane

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga kryetari i këtij subjekti, Fatmir LImaj, ka vazhduar fushatën në fshatrat e kësaj ane. Ai programin qeverisës për këtë komune e ka paraqitur para banorëve të fshatrave Damanek, Guriq dhe Kërvasari. Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se duke e parë gjendjen në terren, Nisma do të shënoj fitore të madhe më 17 tetor dhe këtë fitore po e presin dhe duan, sipas tij, edhe qytetarët e Malishevës. Ai ka shtuar më tutje se banorët e kësaj ane e dinë se cili subjekt politik ka alternativën më të mirë dhe theksoi se më 17 tetor, çdo fshati e lagje te komunës sonë, do të oftrojnë përkrahjen e tyre dhe NISMA do të shënoi fitoren e madhe të cilën e duan dhe e presin qytetarët e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …