leoni

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici vizitoi trupat e vendosura në pikë kalimet në Jarinjë e Bërnjak

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici vizitoi trupat e vendosura në pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë e Bërnjak. Ai tha se njësitë e KFOR-it janë plotësisht të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal dhe rajonal. “Në ditët e kaluara kam zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira dhe kam ofruar përditësime të rregullta për Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe zinxhirin tim komandues të NATO-s. Falënderoj institucionet në Kosovë, kryetarët e komunave veriore dhe të gjithë akterët që kanë kontribuar në de-përshkallëzimin e situatës për përpjekjet e tyre, dhe mezi pres të mbetem në kontakt me ta,” tha mes tjerash komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …