leoni

Andin Hoti: Serbia duhet të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati i të të zhdukurve

Andin Hoti: Serbia duhet të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati i të të zhdukurve

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Kryesuesi i komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti tha se është shumë i nevojshëm bashkëpunimi i të gjitha institucioneve sepse sipas tij, kjo çështje kërkon unifikim në mënyrë që të arrihen rezultate. Ai tha se do ta trajtojnë si çështje humane dhe jo politike dhe se do të kërkojnë ndryshimin e ligjit.Hoti ka bërë të ditur se janë pesë lokacione të dyshimta për varreza masive në Kosovë ku do të gërmohet. Sipas Hotit prioriteti kryesor mbetet lokacioni në Serbi, duke kërkuar që Serbia të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati të të zhdukurve.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …