Shkrimtari Abdulrazak Gurnah nga Tanzania, është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2021

Shkrimtari Abdulrazak Gurnah nga Tanzania, është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2021

Shkrimtari, Abdulrazak Gurnah nga Tanzania të enjten është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2021. Akademia e vlerësoi Gurnah “për depërtimin e tij pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”. I lindur në Zanzibar në 1948, Gurnah mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Ai është autor i 10 romaneve dhe disa tregimeve të shkurtra. Gurnah ishte profesor i letërsisë angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, Canterbury, deri sa doli në pension.

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi - Basha: BACË ADEM DEMAÇI - HISTORIA QË ECËN MES NESH

Prof.dr. Sabile Keçmezi – Basha: BACË ADEM DEMAÇI – HISTORIA QË ECËN MES NESH

Gjatë udhëtimit tim të gjatë nëpër hulumtime e studime, pata një kënaqësi të veçantë: të …