leoni

Kamala Harris: Amerika nuk do t'i shmanget aktit të shkatërrimit të popujve indigjmenë, këtij turpi të së kaluarës

Kamala Harris: Amerika nuk do t’i shmanget aktit të shkatërrimit të popujve indigjmenë, këtij turpi të së kaluarës

Nënkryetarja e Shteteve të Bashkauara të Amerikës Kamala Harris ka deklaruar se pushtuesit evropianë që mbërritën në kontinentin amerikan kryen “një valë shkatërrimi të popujve e fiseve, ata u sollën ishin të dhunshëm, vodhën vendin dhe përhapën sëmundje”, raporton Hina, duke cituar Reuters. “Ne nuk duhet t’i shmangemi kësaj historie të turpshme, ne duhet të hedhim dritë mbi të dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të prekur ndikimin e së kaluarës në komunitetet autoktone sot,” tha ajo në Kongresin Kombëtar të Indianëve Amerikanë, organizata më e madhe amerikane vendase.

Administrata e Presidentit amerikan Joseph Biden do të rinegociojë një memorandum mirëkuptimi mbi financimin federal për trajnimin e punës në zonat fisnore.

 

Opinioni i bashkësive autoktone

Dymbëdhjetë agjenci federale kanë negociuar tashmë memorandumin në 2018, por nuk kanë kërkuar opinionet e komuniteteve autoktone në fjalë. Kamala Harris foli një ditë pas Ditës së Kolombit duke shënuar ardhjen e atij hulumtuesi italian që lundroi me ndihmën spanjolle, dhe pas Ditës Indigjene që shënoi persekutimin e tyre pas mbërritjes së evropianëve. “Që nga tetori 1934, Shtetet e Bashkuara kanë shënuar udhëtimin e eksploruesve evropianë që mbërritën në bregdetin amerikan çdo tetor,” tha Harris. “Por kjo nuk është e gjithë historia. Kjo nuk ishte e gjithë historia “.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë …