Agim Aliu: Ferizaj, do të ketë dy nënkalime për këmbësorë, rreth-rrotullimin e nëndheshëm për vetura dhe një plato

Agim Aliu: Ferizaj, do të ketë dy nënkalime për këmbësorë, rreth-rrotullimin e nëndheshëm për vetura dhe një plato

Në videon e re që ka prezantuar kryetari i  Ferizajt, Agim Aliu, kandidat edhe për një mandat tjetër për kryetar ka  projektin e radhës për nënkalimin e ri modern për vetura dhe këmbësorë, të cilin ai premton ta realizojë gjatë mandatit të ri në këtë post. Ky nënkalim, i cili do të ndërtohet para stacionit të policisë dhe do ta lidhë atë me qendrën e qytetit, përkatësisht do të shtrihet deri te teatri dhe qendra inovative në Ferizaj, do të ketë dy nënkalime për këmbësorë, rrethrrotullimin e nëndheshëm për vetura dhe një plato, e cila do të lidhet me bulevardin që tashmë po ndërtohet afër shkollave të mesme që ndodhen në këtë zonë të qytetit. Një amfiteatër, që do të jetë pjesë e këtij projekti, bashkë me infrastrukturën përcjellëse dhe pjesën e gjelbërimit që do ta zbukurojë atë, do ta bëjnë këtë projekt, të jetë jo vetëm i nevojshëm dhe funksional, por edhe model të ri të transformimit urban dhe infrastrukturor të Ferizajt – premton Kryetari i Ferizajt, Agim  Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …