Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në Kosovë në rast të “rrezikimit” të serbëve

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në Kosovë në rast të rrezikimit të jetës së serbëve. Këtë deklaratë, Bërnabiqi e bëri gjatë një paraqitjeje televizive në Radiotelevizionin e Vojvodinës. E pyetur që t’i komentojë zërat që thonë se Beogradi nuk po bën krejt çka është e mundur dhe se serbët nga Kosova gjithnjë e më pak po besojnë se shteti i Serbisë mund t’i mbrojë ata, kryeministrja serbe tha se konstatime të tilla nuk qëndrojnë. “Sikur Serbia të ishte më e dobët, sot do të kishim një Kosovë etnikisht të pastër. Serbia ka arritur të imponohet si një partner konstruktiv dhe i parashikueshëm, i cili vazhdimisht bën thirrje për paqe dhe stabilitet. Kështu që ju nuk mund të thoni që Beogradi është fajtor për diçka, por që Prishtina është burimi i paqëndrueshmërisë. Serbia është pakrahasimisht më e fortë ushtarakisht sesa ishte më parë dhe ajo do t i  mbrojë serbët në Kosovë tha  zonja Bërnabiq.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …