Edhe në Maqedoninë e Veriut sot po mbahen zgjedhjet lokale

Edhe në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe asambleist komunal. Për kryetar të komunave garojnë 299 kandidatë ndërsa për asamble komunale garojnë 10 mijë e 831 kandidatë. Të drejt vote kanë 1 milion e 740 mijë e 147. Edhe atje votimi ka filluar në ora 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në ora 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa zgjati ndërprerja, por jo më shumë se tre orë. Në orën 19:00 mbyllen qendrat e votimit. Votuesit e gjetur në qendrën e votimit lejohen të votojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …