Sazan Ibrahimi

Ibrahimi: Ka pasur premtime reale por edhe të tilla që i tejkalojnë kapacitetet buxhetore të komunës

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka vlerësuar pozitivisht procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në vendin tonë. Duke folur për fushatën zgjedhore dhe premtimet gjatë saj, ai ka thënë se ka pasur premtime reale por edhe të tilla që i tejkalojnë kapacitetet buxhetore të komunës. “Është hera e parë që zgjedhjet lokale zhvillohen në këso rrethane, për këtë arsye fushata ndoshta nuk është ajo që është dashur të jetë. Ka pasur premtime nga kandidatët për kryetar që kanë qenë reale dhe të realizueshme por ka pasur edhe asi premtime që kapacitetet buxhetore nuk do të mund t’i mbulojnë”, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …