Brickos

Ministria e Mbrojtjes: Kosova dhe SHBA-ja po diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes njofton se ministri, Armend Mehaj ka takuar në Uashington, Laura Cooper, zëvëndës-asistente e Sekretarit të Mbrojtjes. Në takim është biseduar për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, atë kibernetike dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta. “Gjithashtu, ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal”, thuhet në njoftim. “Partneriteti me SHBA-në dhe mbështetja e pazëvendësueshme që më është konfirmuar është ngjarje historike për të ardhmen e sigurtë të vendit tonë dhe gjithë rajonit”, citohet të ketë thënë Mehaj. Ndërsa, Cooper ka konfirmuar përkrahjen për Kosovën “si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global, të dëshmuar edhe me rastin e bashkë-zbarkimit në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, si dhe rolin e madh në nivelin rajonal”.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …