Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të kthehen në situatën në të cilën është e mundur të vazhdohet dialogu në Bruksel. Ai tha se kishim një situatë shumë të vështirë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Kam folur edhe me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti. “Ngjarjet e fundit dhe marrëveshja nga 13 shtatori tregojnë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE. Borell me këtë rast i informoi ministrat e jashtëm të shteteve anëtare për zhvillimet në vendkalimet midis Serbisë dhe Kosovës. Ai po ashtu foli edhe për bisedimet që pati me udhëheqësit rajonalë në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo pranë Kranj dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.
Kontrolloni gjithashtu
Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027
Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
