Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga “Çadra e Lirisë”, ka shprehur falënderime për kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme

Lulzim Basha: Plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij

Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur i prerë se për sa kohë të jeta ai kryetar, shpallja non-grata e Berishës nuk do hidhet me votë në asnjë forum të selisë blu. Basha ka deklaruar në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se nuk do lejojë asnjë akt që do çojë në izolimin e partisë nga SHBA, pasi sipas tij kjo do të përkthehej në vdekje të saj. Kryedemokrati ka vlerësuar kontributin e Sali Berishës po thekson se tashmë ai po përpiqet të lidhë vendimin e qeverisë amerikane me shpalljen e tij non grata, me fatin e Partisë Demokratike. Sipas Bashës, plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij. Ndryshe janë shprehur deputetët Albana Vokshi dhe Edmond Spaho të cilët kanë kërkuar mbledhjen e anëtarësisë për të hedhur në votë përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …