Meliza Haradinaj-Stublla e quan të drejtë vendimin e MPJD-së për t'ia ndaluar hyrjen në Kosovë, Petar Petkoviqit

Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kundër ish- ministres, Meliza H. Stublla

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sipas të cilës ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla akuzohej se ka kryer veprën penale, mos raportim apo raportim  i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare. Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 5 korrik 2021. Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Meliza Haradinaj- Stublla ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …