Sami Kurteshi

Sami Kurteshi, pas humbjes së Vetëvendosjes në të gjitha komunat e Kosovës, bën fajtor LDK-në dhe PDK-në për vjedhje votash

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, pas humbjes së partisë që e përfaqëson në të gjitha komunat e Kosovës, bën fajtor  LDK-së dhe PDK-në, të cilat sipas tij votat kanë tentuar të vidhen nga komisionerë të këtyre dy partive.  Ai ka thënë: Në një vendvotim, në Komunën e Fushë Kosovës të quajtur Harilaq, komisionari i PDK-së dhe i LDK-së kanë filluar më i vulosë fletëvotimet e papërdorura, nga to qenkan 22 i ka marrë policia, do të thotë me vjedhë. Ne i vulosë pa qenë njerëzit. Kur është tërheq vërejtja i kanë shqyer. Ato ka ardhur dhe i ka marrë policia. A është kështu? Po flasim për diçka që është vepër e rëndë penale, krim dhe thonë jo këtu i kemi votat. S’keni vota kurrgjë as ju, keni përpjekje për vjedhje ashtu siç ka ngja deri tash. S’ka me ngja më. S’kemi me leju ma një gjë të tillë”, tha Sami Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …