Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdoi gjykimi kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Në seancat paraprake para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në lëndën e pretenduar penale kundër,  Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, edhe sot ka dëshmuar, Zenka Pumper që është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit. Në shtator të vitit  2020 hetueses së Prokurorisë, Pumper, Zyra i kishte kërkuar të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Pyetjet e mbrojtjes së Gucatit, avokatit Xhonatan  Elistan Ris, lidhur me identitetin e një punonjësi të Zyrës janë zhvilluar në seancë të mbyllur, ndërsa marrja në pyetje ka vazhduar rreth pretendimeve të emërtuara  si paketa 3, me dokumentet e dorëzuara në  selinë e Organizatës së Veteranëve. Avokati, i ka përkujtuar dëshmitares se Paragrafi 30 i deklaratës, kishte emra dëshmitarësh, dëshmitarë të mundshëm, individë të tjerë, të përfshirë në paketën 3 që nuk ishin nxjerr publikisht në kuadër të hetimeve Zyrës. Po të ju pyesja për emrin e këtyre dëshmitarëve çfarë do të thoshit? Dëshmitarja kishte kërkuar sqarim pasi nuk e dinte se çka po donte avokati. Me këtë rast Prokurorja Boliçi ka kundërshtuar avokatin që zonja Pumper të tregojë emra dëshmitarëve.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …