KQZ-ja ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për komunën e Gjakovës

KQZ-ja ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për komunën e Gjakovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për komunën e Gjakovës. Në bazë të këtij rezultati del se kandidati i AAK-së për kryetar komune, Ardian Gjini ka fituar më së shumti vota, gjithsej 381, pasuar nga kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka marr 274 vota. Kandidati i PShDK-së, Ferdinand Kolaj ka marr 57 vota, ai i LDK-së, Teki Shala 36, Arbëresha Kuqi i PDK-së 33 vota, ndërsa në fund Fazli Hoxha i Nismës Socialdemokrate me vetëm 12 vota. Po ashtu edhe sa i përket votave për kuvend komunal, AAK pri me 233 vota, e pasuar nga LVV me 214 vota. Në komunën e Gjakovës në balotazh garojnë, Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lila e LVV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …