Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Dorëheqja e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut lajm i keq

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur lajm të keq dorëheqjen e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Hoxhaj, ka thënë se ky është një lajm i keq jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për shqiptarët që jetojnë atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin! Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …