leoni

Jakup Krasniqi

Një vit më parë Gjykata Speciale arrestoi zëdhënësin e UÇK-së, gjatë luftës, Jakup Krasniqi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot në njëvjetorin e arrestimit  të tij, ka thënë se Jakup Krasniqi është duke u mbajtur padrejtësisht larg familjes dhe atdheut. “Sot një vit nga privimi i lirisë që iu bë ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, që vazhdon të mbahet padrejtësisht larg familjes e atdheut. Jakup Krasniqi gjithë jetën e tij ka qenë në shërbim të lirisë. Ai ka qenë dhe mbetet udhërrëfyesi se si duhet e punohet për atdheun. Ne qëndrojmë fort në mbështetje të fuqishme, me besim të palëkundur në pastërti dhe atdhetarizmin e bacës Jakup Krasniqi”, ka thënë Limaj. Një ditë më vonë, më 5 nëntor të vitit 2020 janë arrestuar edhe tre nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët së bashku me Jakup Krasniqin, Sali Mustafën, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …