Shkelzen gashi

Mustafë Kadriaj: Nëse Liria ka Emër edhe tradhtia dhe idiotizmi ka emër, ai është Shkëlzen Gashi

Nëse të kritikon një njeri,  i cili është njëri ndër ata që ka dërguar ujë në mullirin e Serbisë është nderë me plotë kuptimin e fjalës. Pra kur të kritikon Shkelzen Gashi  është kompliment sepse të bënë të kuptosh që je mirë, je  në nivel të parimit njerëzor dhe kombëtar. Ndërsa sa për shuplakën qe ka marrë kryeministri Kurti nga SHBA dhe BE, duhet te jetë  mësim që opozitarizmi i kryeministrit aktual ka qenë pikërisht me qëndrimin: “qëllimi justifikon mjetin”. Njëherësh  duhet t’ i  kujtojmë kryeministrit aktual që duhet të deklarohet pse iu kanë mbyll Kosovës dyert,  sepse kur ishte në opozitë  për mos liberalizmin dhe mos avancimin e Kosovës i bënte fajtor  qeveritë e kaluar. Është papërgjegjësi të deklarosh mirë  edhe kur nuk ke sukses, sepse ekzekutivi nuk mbahet me ligjërime dhe ankesa, por me veprime.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …