Qëndrimi i Riçard Grenellit në kufirin e Kosovës me Serbinë, ka nxitur zemërimin e xhelozinë e zonjës Viola Von Cramon

Qëndrimi i Riçard Grenellit në kufirin e Kosovës me Serbinë, ka nxitur zemërimin e xhelozinë e zonjës Viola Von Cramon

Ish-emisari amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,  Richard Grenell, i cili  po qëndron  për një vizitë në Kosovë, ka deklaruar se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit. Ai ka publikuar edhe fotografi duke kaluar tek kufiri Merdarë. “Sot kalova kufirin me Kosovën Serbinë në Merdar. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik”, shkroi ai. Në shkrimin e z. Grenell përnjëherë  ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Ajo ka thënë se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të Amerikës. Zonja Cramon  ka përmendur edhe çështjen e emërtimit të Liqenit të Ujmanit, duke i thënë se do të ishte mirë që investohej në vend të ndryshimit të emrit. Herën tjetër në vend që ta riemërtoni Liqenin e Ujmanit sillni edhe pak para”, tha Cramon, e cila asnjëherë deri tani nuk është krenuar me investimin e BE-së në Merdare, por duket se i ka penguar fort deklarata e z Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …