Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg i kërkon Rusisë transparencë në lidhje me aktivitetet e saj ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që të jetë “transparente” në lidhje me aktivitetet e saj ushtarake. Me këtë rast bëhet fjalë për praninë e forcave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën të cilën ai i quajti si “përqendrim të madh dhe të pazakontë”. Në atë pjesë të Ukrainës – ku gjendet kufiri me Rusinë – që nga prilli i vitit 2014 separatistët e mbështetur nga Kremlini po zhvillojnë luftime me forcat ukrainase. Konflikti ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 13  mijë personave. Çdo provokim i mëtejshëm apo veprim agresiv nga Rusia do të ishte një shqetësim serioz”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dimytro Kuleba, në Bruksel, më 15 nëntor. Lidhur me situatën në Ukrainë, dy ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, diskutoi me homologun e tij francez, Zhan Ivë lë Drian.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …