Rrjeti i Grave - fondi

Fondi i Grave të Kosovës mbështetë tetë organizata me rreth 80,000€   

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpalli sot organizatat përfituese të rundit të 16 të granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK). Për herë të parë, tetë organizatave anëtare të RrGK-së të cilat janë të përkushtuara për avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë, do t’u ofrohet mbështetje organizative, nga Trusti Sigrid Rausing, në vlerë 79,740€.

 

Këto grante do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, hartuar nga anëtaret e RrGK-së, me qëllim të adresimit të përbashkët të pabarazive gjinore të cilat ato i kanë identifikuar në Kosovë.

Organizatat përfituese të rundit të 16 janë:

·       In Time                                            10,000.00€

·       Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës    10,000.00€

·       Moravski Biser                                    9,762.00€

·       OJQ “Drugëza”                                   9,993.00€

·       OJQ “Gruaja Hyjnore”                         9,998.00€

·       OJQ “Me dorë në zemër”                      9,999.00€

·       Shoqata e Juristëve Norma                    9,998.00€

·       Womens Alliance for Integration            9,990.00€

 

Fondi i Grave i RrGK-së ndan grante të vogla për organizata të grave të cilat nuk kanë qasje në burime tjera të financimit dhe të cilat punojnë për të drejtat e grave dhe barazi gjinore, duke pasë prioritet grupet në zonat rurale, dhe grupet e margjinalizuara. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 224 grante, dhe ka mbështetur 111 organizata me grante në vlerë prej 1,200,519€.  

 

Përveç Trustit Sigrid Rausing, në vitin 2021 FGK mbështetet gjithashtu edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Agjencia Austriake për Zhvillim, si dhe Fondi Popullor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

 

Kontrolloni gjithashtu

Arbëreshë Krasniqi: Personat me sindrom down janë pjesë e pandashme e shoqërisë

Sot në Malishevë, mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, me rastin e shënimit të …