Saranda Bogujevci e ka votuar kandidatin për Bord të RTK-së, serbin, Mihajllo Shçepanoviq, me 95 poenë

Saranda Bogujevci e ka votuar kandidatin për Bord të RTK-së, serbin, Mihajllo Shçepanoviq, me 95 poenë

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka kërkuar një përgjigje nga deputetja e Vetëvendosjes,  Saranda Bogujevci se pse e ka votuar kandidatin për Bord të RTK-së, serbin, Mihajllo Shqepanoviq, me 95 poena.  Agolli ka thënë se është ndjerë keq kur e ka kuptuar se Bogujevci ka vepruar kështu. Duke mos paragjykuar fare karaktetistikat profesionale të kandidatëve, nje vleresim i tille per mua eshte sa befasues ngase vjen nga pikërisht nga znj. Bogujevci, poaq edhe i pakuptimte, ngase vjen nga nje subjekt politik qe vazhdon te konsideroje se patriotizmi eshte nje ekskluzivitet qe i takon vetëm atyre. Dikush mund të argumentojë se vlerësimi nuk duhet bazuar në ndjenja dhe përvoja subjektive, por gjithsesi mbetet një shije e keqe.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …