Gabriel Escobar

Escobar: Nëse në nismën, “Ballkani i Hapur” nuk përfshihen 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, ai nuk do të funksionojë

Po qe se në nismën, “Ballkani i Hapur” nuk përfshihen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë, deklaroi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.  Gjatë një fjale që kishte në konferencën për Ballkanin e Hapur i cili  u mbajt në Kuvendin e Serbisë, Escobar tha se iniciativat rajonale duhet të jenë barabarta,  të hapura për të gjitha shtetet. Iniciativa për bashkëpunim ‘Ballkani i Hapur’ përfshinë Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe parasheh lirinë e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve e njerëzve mes këtyre tre shteteve. Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. Escobar paralajmëroi që në mesin e sfidave të Ballkanit të Hapur mbesin kontrolli i kufijve pas hapjes së tyre, ulja e korrupsionit dhe ulja e kontrollit shtetëror në ekonomi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …