Rrahman Rama

Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë Kurti, së shpejti do të shkarkojë Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama

Nga burime të informimit  brenda Forcës së Sigurisë të Kosovës, Albanian Post ka arritur të mësojë se procedurat për shkarkimin e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës  kanë nisur para dy muajsh. Mospajtimet midis komandantit të FSK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes, të Qeverisë Kurti  kanë arritur pikën kritike më 18 shtator, dy net para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë. Mbrëmjen e 18 shtatorit, ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake,  pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka refuzuar kategorikisht një kërkesë të tillë, pasi marrëveshja me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon qartësisht që FSK të jetë përdoruesja e fundit e çfarëdo pajisje ushtarake që ka marrë si ndihmë nga Departamenti i Mbrojtjes. Edhe kërkesa që ministri Mehaj i dërgon Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, për t’ia lejuar përdorimin e atyre mjeteve të blinduara në operacionin policor merr përgjigje negative.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …